
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi është në gjendje të stabilizuar pas transportimit të tij nga spitali i Traumës drejt Athinës. Avokat Mëngjesi u transportua me avion privat sanitar drejt një spitali privat në Athinë. Pas kërkesës së familjarëve, mjekët e Traumës u konsultuan me mjekët e spitalit në Athinë dhe nisën procesin për ta nxjerrë nga koma artificiale, duke ulur dozën e medikamenteve që e mbajnë në gjumë. Me dorëzimin në duart e mjekëve grekë, Mëngjesi është stabilizuar. Avokati u dhunua më 29 Maj, pasi la djalin e tij në kopsht. Për ngjarjen janë në burg dy persona, Dritan Nano, që dyshohet se është dhe organizatori i sulmit, si dhe Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes. Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku mbeten në kërkim nga policia. Shkak u bë një konflikt për një pronë në zonën e Liqenit të Thatë.