Video

Agasi: Nuk merrem me thashethemet e Ahmetajt, s’kam post në PS

Ai i konsideroi thashetheme akuzat e Ahmetajt dhe shtoi se nuk ka asnjë funksion në Partinë Socialiste dhe asnjë post në qytetin e Durrësit, ku ushtron veprimtarinë e tij si biznesmen.

F.m
Agasi: Nuk merrem me thashethemet e Ahmetajt, s’kam post në PS
Arben Ahmetaj dhe Ergys Agasi

TIRANË- Ergys Agasi, i akuzuar nga ish-kryeministri Arben Ahmetaj, se është koordinator i grupeve kriminale, për interes të kreut të qeverisë Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas dokumentarit në RAI 3. I kontaktuar nga gazetari Ylli Rakipi për një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Agasi dha një përgjigje të shkurtër. Ai i konsideroi thashetheme akuzat e Ahmetajt dhe shtoi se nuk ka asnjë funksion në Partinë Socialiste dhe asnjë post në qytetin e Durrësit, ku ushtron veprimtarinë e tij si biznesmen.

"Nuk merrem me thashetheme, sidomos nga njerëz që janë arratisur dhe kanë probleme me drejtësinë,"- tha Agasi.

Poll

MOS HUMB