Video

Biznesmeni Arben Rreli dëshmon për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi

Rreli tregon se ka ndërhyrë që të zhvillonte një takim me personat që nuk pranonin të paguanin, mes tyre dhe Dritan Nano.

F.m
Biznesmeni Arben Rreli dëshmon për dhunimin e avokatit Sokol
Arben Rreli

TIRANË-Biznesmeni Arben Rreli, një prej personave që është marrë në pyetje nga policia, ka rrëfyer detaje nga mosmarrëveshjet me avokatin Sokol Mëngjesi. Si djali i një prej trashëgimtarëve të truallit për të cilin ka lindur dhe konflikti, Rreli është shprehur se për procesin gjyqësor janë përfaqësuar nga avokat Mëngjesi dhe kanë rënë dakort që në rast se gjyqi do të fitohej, 30 për qind e sipërfaqës se tokës do t’i kalonte si kompensim për shërbimin e kryer. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga të gjithë, por tre prej tyre nuk i janë përmbajtur. Kështu, Rreli tregon se ka ndërhyrë që të zhvillonte një takim me personat që nuk pranonin të paguanin, mes tyre dhe Dritan Nano. Madje ky i fundit i kishte bërë dhe presion avokatit. Tre ditë më vonë, i zuri pritë bashkë me një grup djemsh dhe dhunuan Mëngjesin.

Tashmë avokati është dërguar në Greqi ku po merr një trajtim më të specializuar mjekësor./ZËRI

Poll

MOS HUMB