Video

Pronari vret recepsionistin e hotel "Greccia" në Dhërmi

Më pas, Shehu e ka marrë peng Nevruzin, e ka torturuar dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

F.m
Pronari vret recepsionistin e hotel "Greccia" në Dhërmi
Gerald Shehu

VLORË- Gerald Shehu, 43 vjeç, dhëndri i një prej bashkëpronarëve të hotelit “Greccia” në Dhërmi dhe administratori i restorantit në këtë hotel ka vrarë me armë zjarri recepsionistin Eraldo Nevruzi. Dyshja ishin shokë dhe po mendonin të bashkëpunonin në ngritjen e një biznesi, por janë konfliktuar. Fillimisht sherri ka nisur në një nga dhomat e hotelit. Më pas, Shehu e ka marrë peng Nevruzin, e ka torturuar dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur. 43-vjeçari mendohet se është larguar drejt Greqisë. Nga ajo që raportohet deri më tani, janë marrë në pyetje 29 persona, dëshmitë e të cilëve mund të zbardhin detaje për ngjarjen. Kamerat e sigurisë së hotelit janë sekuestruar gjithashtu nga autoritetet.

Poll

MOS HUMB