Video

Zbulohet skema e mashtrimit me bursa në Tiranë, e përfshirë zyrtarja

Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi për median bëri të qartë se projekti nuk ka lidhje me të dhe paralajmëroi qytetarët që të mos binin pre e kësaj skeme.

F.m
Zbulohet skema e mashtrimit me bursa në Tiranë, e përfshirë
Valentina Lamaj

TIRANË-Një skemë mashtrimi me bursa studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ngritur nga një zyrtare arsimore, është zbuluar në Tiranë. Zyrtarja Valbona Lamaj, mësohet se është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe në bashkëpunim me një tjetër person, kanë falsifikuar dokumente, për ofrimin e bursave për studentët në SHBA, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24”. Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi për median bëri të qartë se projekti nuk ka lidhje me të dhe paralajmëroi qytetarët që të mos binin pre e kësaj skeme.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll në banesën e zyrtares dhe po vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë./ZËRI

Poll

MOS HUMB