Aktualitet

AUDIO- Përballja në gjyq e Belerit me personin që e çoi në burg

Mediat greke kanë nxjerrë audio nga gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

k.m.

AUDIO- Përballja në gjyq e Belerit me personin që e çoi
Fredi Beleri

TIRANË- Zbardhet dëshmia e Arsen Ramës, dëshimtarit kryesor në gjyqin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Mediat greke kanë nxjerrë audio nga gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Fredi Beleri për herë të parë në gjyqin e së martës pati të drejtën të përballej me akuzuesit e tij, duke i drejtuar disa pyetje vetë, derisa ndërhynë edhe avokatët. 

AUDIO:


BISEDA NË GJYQ:

Fredi Beleri: Kë njoh më mirë, ty apo vëllanë tëndë?

Peshkatari: Vëllanë tim.

Fredi Beleri: Çfarë do të ishte më e lehtë për mua të të ofroja ty para apo atij?

Peshkatari: Atij.

Avokati i Fredi Belerit: Keni marrë pagesë nga Policia?

Peshkatari: Po, kam marrë një shpërblim për këtë punë, por shpërblimi im ka qenë kur mbaroi kjo punë dhe më pas.

Avokati: Kush ju pagoi?

Peshkatari: Policia e Shtetit

Avokati i Fredi Belerit: Sa ishte shuma e dëmshpërblimit?

Peshkatari: Nuk e mbaj mend

Në incizim dëgjohet zëri i kryepolicit Ermal Ajdini që i pyetur nga avokatët në sallën e gjyqit, pranon se e ka paguar Ramën.

Avokati i Fredi Belerit: Si ratë në kontakt me dëshmitarin?

Polici: Më thirri

Avokati i Fredi Belerit: A ka pasur përfitim personal?

Polici: Jo

Avokati Fredi Belerit: A e dini se është paguar?

Polici: Po, e di

Avokati Fredi i Belerit: Kur jeni emëruar në Himarë?

Polici: Në janar 2023

Avokati Fredi i Beleris: Po tani ku po shërbeni?

Polici: Unë jam drejtori i Vlorës

Për çfarë akuzohet Fredi Beleri?

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ato kanë një sfond politik.  Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit deri tashmë.

Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian. Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instanca të ndryshme ndërkombëtare./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB