Aktualitet

Skandali zgjon MAS, "Task-Forca" kontroll në çdo kopësht e çerdhe

Burime për "Zëri.ai" kanë zbuluar se "Task Forca" e ngritur për kontroll kanë kërkuar praktikat dhe kontrollet e stafit për të vërtetëuar se janë të kualifikuar për detyrën që kryejnë me të vegjlit. Aksioni i kontrolleve ka nisur në Tiranë, për t'i shtrirë më pas edhe në qarqet e tjera të vendit.

k.m.

Skandali zgjon MAS, "Task-Forca" kontroll në çdo
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka ngritur një task-forcë që do të ushtrojë kontrolle në çdo kopësht dhe çerdhe të vendit. Për fatin e keq, këto kontrolle u desh të nisnin pasi një fëmije vetëm 3 vjeç iu thye këmba, ngjarje që nxiti shumë denoncime të tjera. Burime për "Zëri.ai" kanë zbuluar se "Task Forca" e ngritur për kontroll kanë kërkuar praktikat dhe kontrollet e stafit për të vërtetëuar se janë të kualifikuar për detyrën që kryejnë me të vegjlit. Aksioni i kontrolleve ka nisur në Tiranë, për t'i shtrirë më pas edhe në qarqet e tjera të vendit.

Pas publikimit të ngjarjes së rëndë, Ministria e Arsimit zbuloi se do të niste verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoriatet, do të ngrenë Task-Forcën për kontrollin e plotë në territor për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që institucionet arsimore, publike apo private, të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët, në zbatim të legjislacionit në fuqi.Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e të drejtave themelore të tyre dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Ministria e Arsimit do të jetë e vendosur në luftën kundër dhunës në ambientet arsimore për të siguruar që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur,"-shkruante ndër të tjera Ministria e Arsimit në reagimin e parë për ngjarjen, kur edhe sqaroi se kopshti privat “Stinët”, ku u dhunua 3-vjeçarja nga edukatorja, Majlinda Dehima, nuk ishte i licensuar prej tyre. I pyetur nga mediat se përse nuk ishte kontrolluar më herët ky kopësht, drejtori i Politikave të Arsimit Parauniversitar Shkëlqim Allkaj tha se ministria nuk ka pasur asnjë informacion, e se ishte në juridiksionin e pushtetit vendor.

Në fund të aksionin pritet një listë me gjetjet e parregullsive nga Ministria e Arsimit, që ndoshta do t'i japë fund dhunës ndaj fëmijëve në kopshte e çerdheve. Edhe pse me ligj duhet të kenë kamera sigurie, as vëzhgimi duket se nuk i ka ndaluar që të dhunojnë të vegjlit. Për të ndëshkuar, ashtu siç nuk duhet, një fëmijë gjejnë skuta ku nuk pikasen nga kamerat, duke shpëtuar në shumë raste të ngjashme për shkak të mungesës së provave. 

Ndoshta, 3-vjeçarja do të jetë rasti i fundit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB