Aktualitet

Armë dhe drogë, detaje të reja për grupin e Gentian Çipit

Hetimet lidhen edhe me një ngjarje të ndodhur në orët e para të 3 shtatorit 2024, në zonën e Pilaias në Selanik.

M.K.

Armë dhe drogë, detaje të reja për grupin e Gentian
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë greke që çoi në arrestimin e tre shqiptarëve në Selanik, mes tyre edhe Gentian Çipit. Në kuadër të aksionit, autoritetet sekuestruan armë, drogë, para dhe dokumente të dyshuara si false. Çipi 41 vjeç, Enea Basholli 31 vjeç dhe Kleo Topa24 vjeç, të tre nga Korça, u arrestuan më 8 shtator 2025 dhe dyshohen për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafik droge dhe veprime të dhunshme.

Hetimet lidhen edhe me një ngjarje të ndodhur në orët e para të 3 shtatorit 2024, në zonën e Pilaias në Selanik. Një 25-vjeçar grek u qëllua me armë jashtë një kantine, duke mbetur i plagosur në gjoks dhe në dorë. Në vendngjarje u gjetën tre gëzhoja. Sipas policisë greke, dyshohet se autor i të shtënave ishte Gentian Çipi.

Armë dhe drogë, detaje të reja për grupin e Gentian

Arrestimi i tre shqiptarëve u bë pas një operacioni në Selanik, ku Çipi dhe Topa tentuan t'u shmangeshin efektivëve të policisë. Ata shtuan shpejtësinë e automjetit dhe kryen manovra të rrezikshme, duke përplasur edhe një automjet policie. Pas braktisjes së makinës, dy të dyshuarit u larguan në këmbë, por u kapën pak më vonë. Enea Basholli u arrestua disa orë më pas në zonën e Halkidikisë.

Gjatë kontrolleve, autoritetet gjetën një kallashnikov me 30 fishekë, tre pistoleta dhe një silenciator, si dhe rreth 31 kilogramë marijuanë. Në mesin e sendeve të sekuestruara ishin edhe një pasaportë dhe një patentë të dyshuara si false, 23 mijë e 350 euro, telefona celularë dhe tre automjete.

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë sendet e sekuestruara gjatë operacionit, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal të grupit./ZËRI

Poll

MOS HUMB