Vlorë- Situata është tensionuar pasditen e sotme në Vlorë, teksa pritej zhvillimi i një proteste pranë Pallatit të Kulturës, ku kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me anëtarë të Partisë Socialiste dhe qytetarë të Vlorës.
View this post on Instagram
Efektivet e policise kan shoqëruar Baki Goxhajn, i cili bëhet me dije se ishte një prej personave që kishte marrë përsipër organizimin e tubimit. Goxhaj ndodhej së bashku me disa qytetarë të tjerë në afërsi të Pallatit të Kulturës. Sipas informacioneve, ata kishin qëndruar në zonë dhe po prisnin përfundimin e takimit për të zhvilluar protestën. Bashkëshortja e tij Eriselda Goxhaj ka reaguar ndaj veprimit të policisë dhe ka kundërshtuar shoqërimin e bashkëshortit të saj në polici.
Tubimi ishte planifikuar si kundërshtim ndaj disa zhvillimeve që kanë shkaktuar debate në qytet. Mes çështjeve të ngritura nga protestuesit ishin situata në Zvërnec, çështja e Muzeut Hebre, si edhe Reforma Territoriale./ZËRI