Aktualitet

Arratisja e Gentian Cipit në Greqi, gjendet i djegur automjeti i dytë i autorëve

Mjeti u konstatua në orët e para të mëngjesit nga një kalimtar, i cili njoftoi shërbimet zjarrfikëse.

M.K.
Arratisja e Gentian Cipit në Greqi, gjendet i djegur automjeti i dytë
foto

GREQI- Hetimet për arratisjen e të dënuarit shqiptar Gentian Cipi në Greqi kanë marrë një tjetër zhvillim, pasi një automjet i djegur është gjetur në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit. Mjeti u konstatua në orët e para të mëngjesit nga një kalimtar, i cili njoftoi shërbimet zjarrfikëse. Dyshohet se automjeti mund t jetë përdorur nga personat që ndihmuan Cipi-n të largohej pas sulmit ndaj eskortës së burgut.

Vendndodhja e makinës po verifikohet nga autoritetet, pasi mund të ndihmojë në përcaktimin e rrugës së ndjekur nga të arratisurit. Dyshimi është se mjeti është djegur më pas me qëllim eliminimin e gjurmëve. Ky është automjeti i dytë që po lidhet me arratisjen. Më herët, pranë spitalit të Serresit u gjet një Nissan Navara, brenda të cilit policia zbuloi një kallashnikov, një bidon me benzinë dhe targa.

Gentian Cipi 41 vjeç ishte dërguar në spital me një automjet të shërbimit të burgut pa asitencën e Policisë. Gjatë mbërritjes në ambientet e spitalit, persona të armatosur ndërhynë ndaj eskortës dhe arritën ta nxirrnin të dënuarin nga automjeti.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe prej momentit të arratisjes policia greke ka vijuar kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Automjetet e gjetura dhe provat e sekuestruara pritet të analizohen nga hetuesit për të rindërtuar lëvizjet e grupit dhe për të përcaktuar itinerarin e ndjekur pas arratisjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB