TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për deputetin e Partisë Demokratike Asllan Dogjani deri më 22 janar. Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Dogjanit në dhjetor të 2024, dhe mori atë sit ë pandehur për akuzat për deklarim të rremë pasurie. Në sqarimin publik që ka publikuar SPAK, thuhet se deputeti Dogjani ka blerë një apartament në vitin 2006 dhe e ka paguar me 121 mijë euro kesh, në mënyrë që të fshehë burimin e të ardhurave.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shton se më 24 Mars 2010, deputeti deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial". Apartamentin, deputeti tha se e kishte marrë në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar kompanisë.
Të njëjtin qëndrim e mbajti edhe në deklarimin e pasurisë që bëri më 16 Qershor 2023. Por, sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar se për apartamentin, deputeti ka paguar kesh shumën prej 121.980 eurove. /ZËRI