LONDËR- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, Angli, pasi është kapur duke qarkulluar me lëndë narkotike. Sipas autoriteteve angleze në pranga ka rënë Gleni Goleci, i cili u ndalua gjatë një kontrolli dhe iu gjetë 2 kg kokainë dhe 50 mijë paund në makinë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën 6 kg kokainë dhe 150 mijë paund të tjera. Pas arrestimit i riu paraqit në Gjykatën e Westminster, por seanca e tij gjyqësore u shty deri më datë 6 shkurt. /ZËRI
Poll