Aktualitet

Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për një shtëpi 100 m2

Kallëzimi është bërë nga ndërtuesi Ilirjan Çelaj, të cilin ai e quan 'zaptues'.

k.m.
Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është rikthyer për të disatën herë në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas daljes nga SPAK, ai mbajti një prononcin me gazetarët, teksa u shpreh se është thirrur për një shtëpi për mosdeklarim pasurie. Sipas tij, i gjithë hetimi po bëhet për një shtëpi 100 metra katror që ka blerë në 2006. Kallëzimi është bërë nga ndërtuesi Ilirjan Çelaj, të cilin ai e quan 'zaptues' pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon deputeti dhe e ka kthyer në një parking me pagesë.

Asllan Dogjani: Edhe e përdor për parking, kemi bërë ankesa kallëzime, kam kërkuar interpelanca në Kuvend. Por ai e mban të pushtuar oborrin e pallatit. Vazhdon kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës. Ky legalizim është anuluar vetë nga Kadastra. Të besohet që më ka bërë kallëzim për një shtëpi 100 m2 që jetoj me të tre kalamajtë atje? Ai u ka detyrim banorëve 100 mijë euro dhe nuk ua jep? Mbrapa hotel "Grandi" poshtë Florës ka bërë një kontratë fals në emër të një maqedonasi dhe i ka mbajt peng banorët. I ka mbajtur peng banorët disa ditë. Ky njeri që ka mashtruar edhe një grua në Francë, i ka marrë 300 mijë euro. Ky më bën kallëzim për shtëpinë dhe SPAK më heton mua për shtëpinë. Jam i hapur që të më hetojnë. Kam kërkuar që të hetojnë prapë, sot dërgova disa memo.

A është e vërtetë që ju e keni shitur 3 herë banesën?

Asllan Dogjani: Asnjëherë! Ajo banesë është, nuk dua që të hyj tek detajet. Sot erdha sepse kërkova ballafaqime. E rëndësishme është që këtu në Shqipëri, mashtruesi besohet më shumë se deputeti. Misioni im është fjala dhe do t'i shkoj deri në fund.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur tashmë prej kohësh hetimet për "fshehje pasurie" ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Ndaj lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar informacione në disa institucione. Ndërkohë që më datë 8 korrik, Dogjani shkoi vetë në SPAK, ku edhe u mor në pyetje. Pas daljes nga SPAK, Dogjani u shpreh se ka dëshmuar për një pallat të ndërtuar në vitin 2006, ku vijojnë përplasjet mes pronarëve dhe banorëve. Disa prej tyre e shoqëruan edhe sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme./ZËRI

Poll

MOS HUMB