Aktualitet

Zjarr pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët (VIDEO)

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të madhe.

M.K.
Zjarr pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër,
foto nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Njoftimi për flakët është marrë rreth orës 18:05 nga Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër. Menjëherë pas sinjalizimit, ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë, ku kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të madhe.

Pas punës së ekipeve në terren, zjarri është shuar plotësisht. Nga incidenti nuk raportohet për dëme të tjera, ndërsa situata është vënë nën kontroll./ZËRI

Poll

MOS HUMB