TIRANË- Protestuesit e opozitës janë rikthyer këtë pasdite para Kuvendit, në një kohë kur në sallën e Parlamentit pritet të votohet reforma e re administrativo-territoriale.
Forcat e policisë kanë vendosur kordon sigurie rreth godinës, duke kufizuar afrimin e protestuesve. Nëse miratohet, reforma do të ulë numrin e bashkive nga 61 në 46, ndërsa për kalimin e saj duhen 84 vota.
Vëmendja është edhe te deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka kundërshtuar publikisht propozimin, ndërsa Vullnet Sinaj ka votuar pro gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
Në Kuvend pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa opozita vijon kundërshtimin ndaj hartës së re territoriale.
Votimi i sotëm pritet të përcaktojë nëse reforma do të sigurojë shumicën e cilësuar të nevojshme për miratim.