Aktualitet

Vrau kamarierin në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me 17 vjet burg për të kërkuarin Erjon Llapushi

Erjon Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet.

F.I
Vrau kamarierin në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me 17
Erjon Llapushi dhe Gazment Kurmaku

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen e Gazment Kurmakut në tetor të vitit 2021. Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje", ndërsa shoku i tij, me të cilin ishte në momentin e ngjarjes, Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Si ndodhi vrasja

Më 2 tetor 2021, Erjon Llapushi kishte hyrë dhe ishte ulur në një vend të rezervuar, gjë që iu vu në dukje nga kryekamarieri. Këtu ka nisur debati mes tyre dhe Llapushi e ka goditur, ndërkohë që kamarieri pas goditjeve fizike është përplasur dhe me një nga tavolinat në lokal. Me plagë të rëndë ai u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe pësoi vdekje klinike, por ndërroi jetë 5 ditë më vonë.

Erjon Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet. Më 17 janar 2025, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e tij dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin. Në zonën ku dyshohet se fshihej Llapushi, por edhe në banesat e 6 të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, thika, armë dhe drogë./ZËRI

Poll

MOS HUMB