Aktualitet

Vrau kamarierin, Gjykata e Elbasanit dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin

Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet.

F.I
Vrau kamarierin, Gjykata e Elbasanit dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin
Erjon Llapushi dhe Gazment Kurmaku

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin, i akuzuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku më 2 tetor 2021 në një lokal në Elbasan. Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje", ndërsa shoku i tij, me të cilin ishte në momentin e ngjarjes, Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Si ndodhi vrasja

Më 2 tetor 2021, Erjon Llapushi kishte hyrë dhe ishte ulur në një vend të rezervuar, gjë që iu vu në dukje nga kryekamarieri. Këtu ka nisur debati mes tyre dhe Llapushi e ka goditur, ndërkohë që kamarieri pas goditjeve fizike është përplasur dhe me një nga tavolinat në lokal. Me plagë të rëndë ai u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe pësoi vdekje klinike, por ndërroi jetë 5 ditë më vonë.

Pavarësisht dënimit të fundit, Erjon Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet. Më 17 janar 2025, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e tij dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin. Në zonën ku dyshohet se fshihej Llapushi, por edhe në banesat e 6 të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, thika, armë dhe drogë./ZËRI

Poll

MOS HUMB