
TIRANË- Një edukatore është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka dhunuar një të mitur. Kallëzimin për 46-vjeçaren Rudina Gërdani e kishte bërë e ëma e të miturit, e cila e kishte lënë nën kujdesin e edukatores së kopshtit privat "Gledis". Por nëna e të miturit ka dalë në përfundimin se i biri ishte dhunuar dhe e kallëzoi edukatoren në Polici.
Versionin e prindit e kanë konfirmuar edhe kamerat brenda kopshtit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, edukatorja e identifikuar nga Policia qëllon me shuplakë të miturin, teksa ky i fundit ishte duke shkuar drejt saj.
MOMENTI ME VIDEO:
Pasi uniformat blu morën kallëzimin, shkuan për ta shoqëruar edukatoren në Komisariat, por nuk e gjetën në banesë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore.
Aktualisht po kryhen kontrolle ndërsa po verifikohet edhe stafi i kopshtit privat, si edhe dokumentacioni i licensimit./ZËRI