
TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos është në gjendje më të mirë. Të paktën kështu raportojnë mediat greke. Sipas "Protothema", përpjekjet e mjekëve për ta shkëputur nga frymëmarrja mekanika kanë rezultuar të pasuksesshme, ndaj kanë vazhduar me trakeostominë.
Kjo është një procedurë mjekësore e cilësuar e nevojshme nga mjekët për rastet e intubimit të zgjatur, më shumë se 15 ditë, për të reduktuar rreziqet.
*Trakeostomia është një procedurë kirurgjikale ku mjekët vendosin një tub në qafë në mënyrë që pacienti të marrë frymë pa përdorimin e gojës, hundës ose fytit...
95-vjeçari u shtrua në spital, në Shqipëri, më 30 dhjetor me simptoma të infeksionit të rëndë. Më 3 janar, gjendja e tij u përkeqësua dhe u transferua me urgjencë në Evangelismos. Më 10 janar dhe pas përkeqësimit dhe nisjes së gjakderdhjes gastrike, ai iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u intubua. Gjendja e tij ishte cilësuar kritike nga mjekët./ZËRI