Aktualitet

Operacionalja e BKH-së zbret në terren, 25 persona në listë! Ku fshihen të kërkuarit? Momenti i arrestimit të Çobës (FOTO)

Mes të kërkuarve ka rezultuar se disa prej tyre fshihen në vila dhe resorte luksoze, të cilat ndodhen në zonat bregdetare të vendit.

zh.ll
Operacionalja e BKH-së zbret në terren, 25 persona në listë!
Momenti i arrestimit të Adi Çobës

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zbritur në terren për herë të parë pa ndërhyrjen e Policisë dhe me njësinë e saj të armatosur si pjesë e vizionit të kreut të SPAK. Kjo njësi pjesë e sektorit të taktikës në BKH, përbëhet nga agjentë të trajnuar dhe armatosur, mbrëmjen e 1 korrikut ka kryer operacionin e parë në qytetin e Durrësit. Në pranga ka rënë një personazh i njohur për CV-në e tij kriminale dhe i shpallur në kërkim nga SPAK për llogari të operacionit “Ura”.

Bëhet fjalë për Andi Çobën, i cili u prangos mbrëmjen e djeshme në një banesë në zonën e plazhit në Durrësit, ndërsa mësohet se s’ka bërë rezistencë. Mësohet se agjentët e BKH-së kanë dorëzuar në laboratorin e ekzaminimit celularin e sekuestruar Çobës ndërsa në filtër po kalojnë edhe veprimet e zyrtarëve të policisë për të faktuar nëse kanë shmanguar apo jo arrestimin e personave të kërkuar.

Në foton e mëposhtme, tregohet momenti i arrestimit të Adi Çobës në Durrës, nga agjentë të BKH-së.

Operacionalja e BKH-së zbret në terren, 25 persona në listë!
arrestimi i Çobes

Ndërkohë, sipas WebLajm në listën e të kërkuarve janë lokalizuar edhe 24 shtetas të dyshuar. Sipas raportimeve, rezulton se ata fshihen në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Elbasan. Prej 2 javësh këto qytete janë nën monitorimin e njësisë speciale, e cila ka lokalizuar vendet ku ata fshihen. Mes të kërkuarve ka rezultuar se disa prej tyre fshihen në vila dhe resorte luksoze, të cilat ndodhen në zonat bregdetare të vendit.

Arrestimi i Adi Çobës nga BKH erdhi pasi kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi ditën e djeshme se për persona të veçantë është menduar një strategji për t’i arrestuar vetë, pa përfshirjen e forcave të Policisë. Braho raportoi në Kuvend se SPAK dhe BKH shumë shpejt do të kryejnë edhe vetë arrestime dhe ekzekutime të vendimeve gjyqësore apo masave të sigurisë.

Aktualisht, BKH, ka nisur në terren riformatimin e saj me sektorët e hetimit, ku fokus ka marrë krimi ekonomik, asetet, vëzhgimi në terren dhe lokalizimi i personave anëtarë të grupeve kriminale.

Poll

MOS HUMB