Aktualitet

Në pritje të nisjes së seancës dhe protestës, vendosen barriera metalike, autoblinda dhe autoboti me ujë te Parlamenti

Seanca e sotme parlamentare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa paralelisht pritet edhe grumbullimi i protestuesve në zonë.

zh.ll
Në pritje të nisjes së seancës dhe protestës, vendosen
pamje-parlamenti

TIRANË- Pak para nisjes së seancës plenare në orën 10:00, janë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë rreth godinës së Kuvendit. Një gardh metalik rrethuar zonën përreth Pedonales, ndërsa pranë ambienteve të Parlamentit janë pozicionuar një autoblindë dhe një autobot uji, i përdorur zakonisht nga forcat e rendit në rastet e përshkallëzimit të situatave gjatë protestave.

Në zonë ndodhen gjithashtu forca të shumta policie, në kuadër të masave të sigurisë të marra përpara seancës dhe tubimit të paralajmëruar të qytetarëve.

Seanca e sotme parlamentare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa paralelisht pritet edhe grumbullimi i protestuesve në zonë. Një ditë më parë, në protestën e 32-të para Kryeministrisë, u bë thirrje për një tubim të ri para Kuvendit, ku u kërkua edhe bllokimi i hyrjes së deputetëve në sallë dhe rrethimi i godinës së Parlamentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB