Aktualitet

Dita e 32-të! Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë: Nesër protestojmë te Kuvendi në orën 10:00

Me pankarta, flamujt kuqezi, brohoritjet dhe thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, qytetarët dëgjohen në kor: "Rama jepe drorëheqjen", "Ju erdhi fundi", "Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë".

zh.ll
Dita e 32-të! Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë:
protesta

TIRANË- Protesta e 32-të ka nisur në Tiranë. Tubimi i qytetarëve nisi fillimisht në sheshin 'Skënderbej', ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Me pankarta, flamujt kuqezi, brohoritjet dhe thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, qytetarët dëgjohen në kor: "Rama jepe drorëheqjen", "Ju erdhi fundi", "Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë".

Në podiumin para Kryeministrisë, disa prej qytetarëve u ndalën te protesta e një ditë më parë para Kuvendit, duke thënë se policia tejkaloi kompetencat dhe u përdor nga partitë politike. Në vijim, protestuesit njoftuan një tjetër protestë që do të mbahet nesër në orën 10:00 para Parlamentit.

Edhe në protetsën e 32-të që po zvillohet në Tiranë, protestuesit kërkuan zbatimin e 5 kërkesave drejtuar qeverisë, të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Kërkesat që kanë parashruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB