Aktualitet

Stuhia e breshërit shkatërron të mbjellat në Zavalinë, dëme të mëdha në bujqësi (VIDEO)

Në shumë parcela, prodhimi i këtij sezoni konsiderohet pothuajse i humbur.

M.K.
Stuhia e breshërit shkatërron të mbjellat në Zavalinë,
Foto breshëri

ELBASAN-Një stuhi e fortë breshëri ka sjellë pasoja të rënda për fermerët në njësinë administrative Zavalinë, në Elbasan. Stuhia me breshër dhe erëra të forta ka dëmtuar një pjesë të madhe të prodhimeve bujqësore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sipas banorëve të zonës, breshëri ka goditur për disa minuta me intensitet të lartë, duke dëmtuar pemët frutore, vreshtat, si dhe sipërfaqe të mbjella me misër e perime. Në shumë parcela, prodhimi i këtij sezoni konsiderohet pothuajse i humbur.

Pas dëmeve të shkaktuara, fermerët kërkojnë vlerësimin e situatës nga institucionet përgjegjëse dhe mbështetje për të përballuar humbjet ekonomike.

Poll

MOS HUMB