Aktualitet

Vrau kamerierin për një tavolinë, Prokuroria e Elbasanit kërkon 20 vite burg për Erjon Llapushin

Erjon Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje", ndërsa shoku i tij, me të cilin ishte në momentin e ngjarjes, Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

k.m.
Vrau kamerierin për një tavolinë, Prokuroria e Elbasanit
Gazment Kurmaku dhe Erjon Llapushi

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg në total për Erjon Llapushin, i cili vrau në Elbasan kamarierin Gazment Kurmaku, me të cilin u konfliktua për një tavolinë. Erjon Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje", ndërsa shoku i tij, me të cilin ishte në momentin e ngjarjes, Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Më 2 tetor 2021, Llapushi kishte hyrë dhe ishte ulur në një vend të rezervuar, gjë që iu vu në dukje nga kryekamarieri. Këtu ka nisur debati mes tyre dhe Llapushi e ka goditur, ndërkohë që kamarieri pas goditjeve fizike është përplasur dhe me një nga tavolinat në lokal. Me plagë të rëndë ai u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe pësoi vdekje klinike, por ndërroi jetë 5 ditë më vonë.

Prej vitesh, Erjon Llapushi është shpallur në kërkim nga Policia, por ende nuk është arrestuar nga uniformat blu. I shpalluri në kërkim, Erjon Llapushi, nuk është i panjohur për Policinë e Elbasanit, pasi rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Disa vite më parë, Llapushi, së bashku me Saimir Frahollin u futën në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private e transportit rrugor. Fraholli e Llapushi synonin t’i merrnin pasurinë me dhunë dhe presion psikologjik dy biznesmenëve në Pogradec. Përgjatë dy muajve hetime u provua se Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi, nëpërmjet formave të ndryshme kishin mundur t’i marrin 17 për qind të aksioneve një kompanie private për transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë.

Më pas të gjitha i kishin shitur tek një person tjetër. Të dy janë denoncuar në vitin 2018 por nuk dihet se sa janë dënuar në Gjykatë. Ndërkohë që Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB