spiatli rajonal vlore
VLORË- Një shtetas italian është plagosur rëndë pas një incidenti të ndodhur në zonën pas tunelit në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, italiani ështe hedhur nga një shkëmb, duke pësuar traumë të rëndë në kokë si pasojë e rënies. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë dret Spitalit të Vlorës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.
Ndërkohë, ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti./ZËRI
Poll