Aktualitet

Vlorë/ Dhunohet me sende të forta 50-vjeçari, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen “10 Korriku”. Sipas Policisë së Vlorës, 34-vjeçari Indrit Halili, së bashku me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë goditur dhe dhunuar 50-vjeçarin M. Kapaj.

M.K.
Vlorë/ Dhunohet me sende të forta 50-vjeçari, arrestohet
spitali i Vlores

VLORË- Është dhunuar me sende të forta pasditen e sotme në Vlorë një 50-vjeçar i cili ka përfunduar në spital.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen “10 Korriku”. Sipas Policisë së Vlorës, 34-vjeçari Indrit Halili, së bashku me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë goditur dhe dhunuar 50-vjeçarin M. Kapaj.

Si pasojë e dhunës, 50-vjeçari ka marrë disa dëmtime në pjesën e ballit. Pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të konfliktit./ZËRI

Poll

MOS HUMB