Aktualitet

Zjarri “përpin” pyjet e Tërbunit, flakët u afrohen banesave në Gojan, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Zjarri po afrohet drejt zonave të banuara në fshatin Gjegjan dhe Gojan.

F.I
Zjarri “përpin” pyjet e Tërbunit, flakët u afrohen
PAMJE NGA VENDNGJARJA

PUKË-Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të digjet edhe sot. Ndërhyrja nga toka është vështirësuar nga terreni i thyer dhe era. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe po rrezikojnë stanet dhe fshatrat në zonë. Deri tani sipërfaqja e përfshirë në flakë në zonën e Pukës përllogaritet mbi 120 hektarë.

Zjarri po afrohet drejt zonave të banuara në fshatin Gjegjan dhe Gojan. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar në terren për përballimin e situatës dhe për të frenuar përhapjen e flakëve, por për shkak të terrenit të vështirë kërkohet ndërhyrja nga ajri.

 

Poll

MOS HUMB