Aktualitet

VIDEO/ Prej muajsh pa ujë, banorët e Dardhës në Librazhd rrëzojnë gardhin rrethues të HEC-it

Tensione dhe incidente janë regjistruar në fshatin Dardhë, në njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd, ku një grup banorësh, në shenjë revolte, kanë shembur gardhin rrethues të një hidrocentrali (HEC)

l.k
VIDEO/ Prej muajsh pa ujë, banorët e Dardhës në Librazhd
Pamje nga vendngjarja

LIBRAZHD-Tensione dhe incidente janë regjistruar në fshatin Dardhë, në njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd, ku një grup banorësh, në shenjë revolte, kanë shembur gardhin rrethues të një hidrocentrali (HEC), duke e akuzuar administratorin e këtij HEC-i se aktiviteti i tij po u privon aksesin për furnizimin me ujin e pijshëm dhe atë të nevojshëm për vaditjen e tokave bujqësore.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë banorët teksa ndërhyjnë në objekt, në një situatë të tensionuar që, sipas tyre, është pasojë e një problemi të mbartur prej kohësh dhe e mungesës së reagimit nga institucionet përgjegjëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB