Aktualitet

Vdekja e 36-vjeçares që tronditi Pogradecin, PAMJE skandaloze nga materniteti, mungojnë kushtet minimale (VIDEO)

Rasti i 37-vjeçares risolli edhe një herë në vëmendje problematika të tilla në spitalet rojonale jashtë Tiranës, megjithëse mbetet për t’u përcaktuar nëse këto problematika kanë pasur ndonjë rol në tragjedinë e Bunajt.

zh.ll
Vdekja e 36-vjeçares që tronditi Pogradecin, PAMJE skandaloze nga
pamje-kamterniteti ne pogradec

POGRADEC- Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Pogradecin dhe jo vetëm, ku 36-vjeçarja Marjana Karolina Bunaj humbi jetën bashkë me foshnjën e saj, pamjet nga materniteti i qytetit kanë ngritur pikëpyetje mbi kushtetet në këtë institucion shëndetësor.

Videoja e publikuar së fundmi tregon një gjendje të rëndë maternitetit, me problematika të dukshme infrastrukturore. Mungesa minimale e kushteve të higjienës, dhoma të amortizuara apo mungesa e pajisjeve bazë, është realiteti me të cilin përballen pacientët.

Rasti i 36-vjeçares risolli edhe një herë në vëmendje problematika të tilla në spitalet rojonale jashtë Tiranës, megjithëse mbetet për t’u përcaktuar nëse këto problematika kanë pasur ndonjë rol në tragjedinë e Bunajt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Çfarë ndodhi me 36-vjeçaren

Marjana Bunaj ishte paraqitur fillimisht në maternitetin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa më pas u vendos transferimi i saj drejt Tiranës, pasi gjendja e saj u përkeqësua. Gjatë transportit drejt kryeqytetit, situata u rëndua dhe 36-vjeçarja humbi jetën, bashkë me foshnjën e saj. Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme, 31 gusht, ku sipas të dhënave paraprake, 36-vjeçarja dyshohet se mund të ketë pasur një hemorragji të brendshme. Pritet që trupi i viktimës t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Mbetet ende e paqartë nëse kushtetet e maternitetit, mungesa e pajisjeve apo mënyra e trajtimit të pacientes kanë pasur ndonjë ndikim në këtë tragjedi. Do të jenë hetimet dhe ekspertiza përkatëse ato që pritet të përcaktojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse ka pasur apo jo përgjegjësi në trajtimin e 36-vjeçares.

Ndonëse rrethanat ende të paqarta, ajo që mbetet dukshëm e qartë është gjendja e spitaleve rajonale, në të cilët, vihet re mungesa e kushteve të paktën minimale për përballimin e rasteve urgjente./ZËRI

Poll

MOS HUMB