pamje
FUSHË ARRËZ- Një situatë shqetësuese është raportuar së fundmi në Fushë-Arrëz, ku disa qytetarë janë paraqitur në Spitalin e qytetit me simptoma të dyshuara intoksikimi.
Mësohet se prej tre ditësh në Spitalin e Fushë-Arrëzit janë regjistruar disa raste të dyshuara helmimi. Sipas banorëve, uji i pijshëm ka një erë të rëndë dhe të pazakontë, duke ngritur dyshime për cilësinë e tij.
Në kushte të tilla, banorët thonë se janë detyruar që të mbushin ujë në kroje për nevojat e tyre. /ZËRI
Poll