Aktualitet

Avokatët pa telefona e laptop në GJJKO, Dhoma e Avokatisë kundër, Haxhia: Bota po shkon në mars, me një klik

Edhe kreu i Dhomës së Avokatisë Tiranë, Klodian Skënderi u shpreh se telefoni është mjet pune dhe ndalimi i tij në seanca bie ndesh dhe me të drejtat e njeriut.

F.I
Avokatët pa telefona e laptop në GJJKO, Dhoma e Avokatisë
Maks Haxhia

TIRANË-Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk ka ende një vendim pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, lidhur me qëndrimin që do të mbajnë pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të GJKKO-së. Pas daljes nga mabjentet e Gjykatës së Posaçme, avokati Maks Haxhia ka kundërshtuar rregulloren, e cila ndalon mbajtjen dhe përdorimit e telefonave celularë, laptopëve dhe tabletëve brenda sallave të gjyqit për avokatët.

Haxhia shprehet se rregullorja e re kufizon të drejtat kushtetuese dhe thekson se telefoni është një mjet pune që komunikon për x material dhe nuk ka mundësi tjetër komunikimi. Haxhia paralajmëron se nëse nuk do të ketë reflektim nga drejtuesi i GJKKO-së, Erion Bani, do të mblidhet Komiteti Drejtues për të vendosur hapat e mëtejshëm që do ndjekin, duke paralajmëruar deri në bojkot të seancave. Edhe kreu i Dhomës së Avokatisë Tiranë, Klodian Skënderi u shpreh se telefoni është mjet pune dhe ndalimi i tij në seanca bie ndesh dhe me të drejtat e njeriut.

Maks Haxhia: Mesa di unë, bëra dhe verifikime, konstatuam se këtë javë nuk ka gjyqe. Nuk mund të them që të bojkotoni gjyqet. Përsa kohë dhoma nuk ka dalë me një vendim, s’bëj dot thirrje që mos të shkojnë në gjyqe. Kjo rregullore, përcakton që telefoni i ndalohet dhe gjykatësit. Por dhe gjykatësi njeri është, i duhet telefoni. Unë kur jam në seancë komunikoj me studion, që të bëhet gati x material. Si të komunikoj? Të dal jashtë dhe të nis shënime me bllok. Bota po shkon në hënë, në mars, me një klik. Asnjë rregullore nuk mund të kufizojë një të drejtë kushtetuese. Ne jemi për llogarinë tonë këtu, kundër çdo shkeljeje. Për të qenë korrekt ne kemi bërë sot një kërkesë për rishikim. E kemi dorëzuar sot se ishim me shpresën që nuk do vihej në zbatim. Ne po presim një reagim këto ditë në përgjigje kërkesës për titullarin dhe pastaj do mblidhet komiteti drejtues për të përcaktuar qëndrimet e mëtejshme.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Tiranë, Klodian Skënderi: Celulari për ne avokatët është mjet pune. Aovkati është dhe njeri, ka nevojë të komunikojë dhe me familjarët e tj dhe ky bie ndesh dhe me të drejtat e njeriut. Është kufizim që bie ndesh me të drejtën që kemi ne si avokatë për të ushtruar profesionin tonë.

Veç avokatëve kufizime ka edhe për median. Konkretisht, kufizohet numri i përfaqësuesve të mediave që mund të ndjekin një seancë gjyqësore, hiqet praktika e deritanishme që lejonte filmimin e minutave të para të seancave, ndalohet filmimi në korridoret e gjykatës dhe gazetarët do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore. Gjithashtu, do të rishikohen të gjitha autorizimet dhe lejet ekzistuese të akreditimit vjetor.

Poll

MOS HUMB