TIRANË-Me hyrjen në fuqi të rreguallave të reja të Gjykatës së Posaçme, gazetarët po përballen me kufizimet. Veç nadlimeve dhe kufizimeve në seancat gjyqësore, është mbyllur edhe grupi i në WhatsApp dhe ambjenti i kushtuar medias.
Konkretisht me rikonstruksionin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila inaguroi ndryshimet në maj të këtij viti, u krijua edhe një ambient i përshtatur për gazetarët. Me rregullat e reja ky ambient nuk do t’u takojë më gazetarëve, por funksioneve të gjykatës.
Sa i përket grupi të medias në apliakcionin WhatsApp, vetë GJKKO me një njoftim zyrtar ka bërë me dije se do të krijojë një grup të posaçëm të ri komunikimi në të njëjtin aplikacion ku do të përfshihen vetëm gazetarët e akredituar. Njoftimet, deklaratat, komunikatat e gjithçka tjetër, do të shpërndahen në këtë grup, si dhe do të jenë të postuara në faqen zyrtare të Gjykatës.
Në draftin e miratuar më 17 korrik, përcaktohen rregulla të reja për praninë dhe raportimin e medias gjatë seancave gjyqësore. Konkretisht, kufizohet numri i përfaqësuesve të mediave që mund të ndjekin një seancë gjyqësore, hiqet praktika e deritanishme që lejonte filmimin e minutave të para të seancave, ndalohet filmimi në korridoret e gjykatës dhe gazetarët do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore. Gjithashtu, do të rishikohen të gjitha autorizimet dhe lejet ekzistuese të akreditimit vjetor.
