FRANCË-Violinisti shqiptar Beng Bakalli është dënuar me 3 vite burg në Francë dhe me 1.1 milion euro gjobë për trafik kokaine. Mediat e huaja raportojnë se gjoba korrespondon me vlerën e ngarkesës së 38.3 kilogramëve kokainë që iu sekuestruan në makinë, gjatë arrestimit të tij në gusht të këtij viti. Prokuroria kishte kërkuar gjashtë vjet burg.
Violinisti, i cili ishte anëtar me kohë të pjesshme i Orkestrës Simfonike të Bourgogne-Franche-Comté, u ndalua pranë kufirit franko-italian më 10 gusht. Doganierët kontrolluan një automjet Citrown C5 Aircross, të drejtuar nga Bakalli në pikën e pagesës së tarifës rrugore në La Turbie, në autostradën A8, në departamentin Alpes-Maritimes.
Ndërkohë gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Besançon autoritetet zbuluan gati 90,000 euro në kartëmonedha të vogla, katër armë, një jelek antiplumb.
