GJIROKASTËR-Policia e Gjirokastrës ka pyetur 23 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në Gjirokastër, ku nga shpërthimi me tritol i një automjeti tip "Benzi", mbeti i vrarë Beqir Devolli, ndërsa u plagos 26-vjeçari Erigels Mela.
Në dëshminë e familjarëve thuhet se Beqir Devolli kishte një vit që ruhej dhe se shmangte me sa të mundej Tiranën dhe ishte rikthyer për të jetuar në Gjirokastër. Ndërkohë Erigels Mela, pasagjeri i cili mbeti i plagosur, është shprehur se nuk kishin asnjë konflikt dhe me Beqir Devollin e lidhnin njohjet shoqërore.
Mjeti tip 'Bez' ku udhëtonin Beqir Devolli dhe Erigels Mela shpërtheu në ecje pasi u aktivizua në distancë lënda plasëse. Si pasojë e shpërthimit, 45-vjeçari humbi jetën, ndërsa pasagjeri 26- vjeçar, mbeti i plagosur. Një kamera sigurie ka fiksuar momentin kur një person i maskuar që lëvizte me motor vuri minën e telekomanduar në makinën e Beqir Devollit.
Hetimet vijojnë, ku një nga pistat rreth ngjarjes është trafiku i drogës në Greqi. Ndërsa, po hetohet edhe një hakmarrjeje të mundshme, e lidhur me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë, rreth dy javë më parë./ZËRI