Aktualitet

Nisi si shaka-Kamarieri shtyn kolegun, shkëputet ashensori, vdes 16-vjeçari! Arrestohet 26-vjeçari dhe pronari (gjyshi i viktimës)

Ashensori pësoi shkëputje dhe 16-vjeçari u përplas me kokë në pllaka, duke humbur jetën

F.I
Nisi si shaka-Kamarieri shtyn kolegun, shkëputet ashensori, vdes
foto ilustruese

FUSHË-KRUJË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë, ku një 16-vjeçar, ka humbur jetën pasi u shkëput ashensori i restorantit ku punonte si kamarier. Policia njofton se kolegu i të miturit, Endri Stafuka 26-vjeç, gjatë kohës që ndodhej në ambientet e restorantit, me shaka e ka shtyrë me duar 16-vjeçarin brenda ashensorit.

Gjatë këtij momenti, kamarieri ka shtypur butonin e ashensorit, me qëllim që kolegu i tij të zbriste poshtë. Në atë moment, ashensori pësoi shkëputje dhe 16-vjeçari u përplas me kokë në pllaka, duke humbur jetën.

Blutë arrestuan Endri Stafukën dhe pronarin e lokalit, Afrim Vathi, 62 vjeç ,i cili rezulton të jetë edhe gjyshi i 16-vjeçarit që humbi jetën. Kamarieri dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, ndërsa pronari akuzohet për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Fshehje të të ardhurave".

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB