Aktualitet

Plagosja në restorantin në Sauk, 19-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje kapet në Greqi

Pasi ka mbaruar darkën, autori është ngjitur në katin e dytë, ku i ka drejtuar armën 39-vjeçarit dhe e ka qëlluar në shpatull.

F.I
Plagosja në restorantin në Sauk, 19-vjeçari i kërkuar
19-vjeçari që plagosi Halil Uçar

GREQI-Një 19-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Greqi. I riu është autori i plagosjes me armë zjarri të turkut Halil Ucar 39-vjec, ngjarje e ndodhur në 9 mars të këtij viti në një restorant në Sauk.

Sipas raportimeve autori dhe 39-vjeçari kanë qenë në tavolina të ndara dhe në kate të ndryshme. Pasi ka mbaruar darkën, autori është ngjitur në katin e dytë, ku i ka drejtuar armën 39-vjeçarit dhe e ka qëlluar në shpatull. Plagosja dyshohet se ndodhi si shkak i një konflikti të mëparshën në Turqi.

Autori i dyshuar i plagosjes në Tiranë, u arrestua në Greqi bashkë me dy shtetas turq të moshës 21 dhe 22 vjeç, në Rrugën Kombëtare Kalamata-Pylos nga oficerët e policisë së Ekipit të Parandalimit dhe Ndërmjetësimit (OPDI) të Mesinisë në Greqi, për veprat penale të shkeljes së ligjeve për drogën, për të huajt dhe falsifikimin.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin tre të rinjë turq, u gjet dhe u sekuestrua një sasi marijuane, me një peshë totale prej 14.7 gramë, si dhe një sasi e vogël kokaine, të cilën e posedonin së bashku.

Poll

MOS HUMB