Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme në Angli shqyrton më 10 mars 2027 ekstradimin e 5 të dyshuarve

Ata dyshohen se kanë pasur role të ndryshme në planin që parapriu ekzekutimin e Ardian Nikulajt.

Redaksia Zëri
Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme në Angli shqyrton më 10 mars
Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme angleze

LONDËR- Gjykata Supreme në Angli do të shqyrtojë apelin e kërkuar nga Shqipëria dhe Sekretarja e Shtetit për punët e Brendshme Shabana Mahmood për të ekstraduar pesë të dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Për të shqyrtuar kët apel është caktuar data 10 mars 2027, sipas një zëdhënësi të Gjykatës Supreme për "TCH". 

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson dhe Steven Hunt, të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Lezhës, janë 5 personat për të cilët Shqipëria kërkon ekstradim. Ata dyshohen se kanë pasur role të ndryshme në planin që çoi ekzekutimin e Ardian Nikulajt.

Gjyqtarët e Gjykatës Supreme Angleze do të duhet ti japim përgjigje pyetjes: "Kur nxjerr një urdhër ekstradimi në bazë të nenit 93 të Ligjit për Ekstradimin të vitit 2003, a duhet Sekretari i Shtetit për Departamentin e Punëve të Brendshme të identifikojë veprën penale të përcaktuar në kërkesën për ekstradim, për të cilën personi kërkohet të ndiqet penalisht?"

Republika e Shqipërisë i paraqiti Sekretarit të Shtetit kërkesa për ekstradim.

Fillimisht, Shqipëria kërkoi ekstradimin e pesë personave për veprën penale të vrasjes për shkak të gjakmarrjes dhe për shkelje që lidhen me armët. Më pas, gjatë procesit në Britani, kërkesa ndryshoi dhe ekstradimi u kërkua për akuzën e vrasjes me paramendim.

Në secilën kërkesë u cituan të njëjtat dispozita të Kodit Penal shqiptar: “Vrasja për shkak të gjakmarrjes”, sipas nenit 78/a, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, sipas nenit 278/1, në lidhje me përkufizimin e bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale, sipas nenit 25 të Kodit Penal shqiptar. Më pas, këto kërkesa për ekstradim u certifikuan nga Sekretari i Shtetit si të vlefshme, në përputhje me nenin 70 të Ligjit për Ekstradimin të vitit 2003 (“Ligji i vitit 2003”).

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të ekstradimit, kërkesat e paraqitura nga qeveria shqiptare ndryshuan. Në kohën kur Sekretari i Shtetit lëshoi certifikatat, kërkesat kishin si qëllim ekstradimin e secilit person për t’u ndjekur penalisht sipas neneve 78/a dhe 278/1 të Kodit Penal shqiptar. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të ekstradimit, kërkesat synonin ekstradimin e personave për t’u ndjekur penalisht për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, sipas nenit 78 të Kodit Penal shqiptar, në lidhje me nenin 25.

Gjyqtari i Gjykatës Westminster Magistrate Court (District Judge) arriti në përfundimin se secila çështje duhej t’i përcillej Sekretarit të Shtetit, në mënyrë që ky i fundit të vendoste nëse duhej të urdhëronte ekstradimin e personit përkatës, në bazë të nenit 93 të Ligjit të vitit 2003. Sekretari i Shtetit urdhëroi ekstradimin e secilit person drejt Shqipërisë për akuzat e identifikuara në kërkesat për ekstradim.

Gjykata e Lartë (High Court) pranoi si apelimet, ashtu edhe kërkesat për shqyrtim gjyqësor, duke u mbështetur në mospërputhjen ndërmjet kërkesave për ekstradim, të cilat i referoheshin vetëm veprave penale sipas neneve 78/a dhe 278/1, në lidhje me nenin 25, dhe ekstradimit të urdhëruar më pas për vepra penale sipas nenit 78, në lidhje me nenin 25.

Urdhrat e ekstradimit u shfuqizuan. Republika e Shqipërisë dhe Sekretari i Shtetit e apeluan këtë vendim në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar e cila pranoi ta marrë rastin për shqyrtim./TopChannel

Poll

MOS HUMB