MAT- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e 12 shtatorit në fshatin Urakë të Matit. Sipas njoftimit të Policisë, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip "Audi". Mjeti në fjalë, i cili rezulton në pronësi të një gruaje, ishte parkuar në oborrin e banesës.
Ndërkohë, pas ngjarjes, rreth dy kilometra larg vendit të sulmit, policia gjeti të djegur një automjet tip “Golf V”, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit në muajin korrik pas një denoncimi për vjedhje. Brenda makinës u gjetën dy kallashnikovë, të cilët ishin djegur pjesërisht dhe u sekuestruan si prova materiale.
Sipas burimeve, pronarët e banesës dhe të automjetit ëë u ëëllua sapo ishin kthyer nga Italia. Pas të shtënave, banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa raportohet se në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja arme.
Ndërkohë, motivet e sulmit dhe lidhja e mundshme mes dy automjeteve mbeten ende të paëarta.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 12.09.2026, rreth orës 23:10, në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, nga persona ende të paidentifikuar është ëëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), i parkuar në oborrin e banesës.
Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime materiale vetëm në automjetin tip “Audi”.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me DVP Dibër, ngritën pika kontrolli.
Ndërkohë, në vendngjarje shkoi grupi hetimor.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, rreth 2 kilometra larg nga vendi i ngjarjes, në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, kanë konstatuar të djegur një automjet tip “Golf V”. Gjatë këëyrjes së automjetit, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, të djegura pjesërisht, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Golf”, i konstatuar i djegur, ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan më datë 31.07.2025, pasi kishte bërë kallëzim pronari i tij, shtetasi K. R., banues në Përrenjas, se i kishin vjedhur këtë automjet.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në zonën ku mund të kenë lëvizur autorët e dyshuar dhe po bashkëpunohet me DVP Tiranë, Lezhë e Kukës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet me ëëllim zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave ëë do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.