Aktualitet

SPAK lëshoi sot 24 masa sigurie! Si BKH në 2023 i sekuestroi telefonin në Rinas rektorit të UBT

Përveç tij u sekuestruan telefonat e tre dekanëve dhe shefit të financave.

F.I
SPAK lëshoi sot 24 masa sigurie! Si BKH në 2023 i sekuestroi telefonin
Fatbardh Sallaku

TIRANË- Mbi 20 masa sigurie janë lëshuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit për abuzim me tendera. Nesër rektori i UBT, Fatbardh Sallaku do të flasë në lidhje me ngjarjen në mbledhjen e grupit socialist. Por ky i fundit ka qenë vetë pjesë e një kontrolli të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në vitin 2023.

Asakohe SPAK kishte nisur një hetim në institucione të rëndësishme në vend, ku hetuesit e BKH-së kanë zbarkuar në Universitetin Bujqësor. Rektorit të UBT, Fatbardh Sallakut, iu sekuestrua telefoni duke u futur në aeroportin e Rinasit. Përveç tij u sekuestruan telefonat e tre dekanëve dhe shefit të financave.

Kontrollet u zhvilluan në kuadër të një hetimi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Burime për ZËRI-n bënë me dije se bëhej fjalë për çështje korrupsioni mes zinxhirit të punonjësve. 

Nuk dihet ende nëse urdhërarrestet e lëshuar sot janë një vazhdimësi e hetimit, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen nga një deklaratë zyrtare e SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB