
TIRANË-Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Kjo masë vjen vetëm pak ditë pasi u dënua në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion, për fshehje pasurie. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi ish-gjyqtarin me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove.
Bashkim Dedja u dënua më 26 qershor 2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por Kolegjit të Posaçëm i Apelimit e rrëzoi këtë vendim pasi ai kishte një apartament në Golem, por pretendonte se ishte i vëllait. Ishte kontrata e OSHEE ajo që e nxorri zbuluar. SPAK nisi hetimet ndaj tij në maj të vitit 2020, pasi ai dyshohej se kishte pasuri të paluajtshme që nuk justifikohej nga burimet e ligjshme./ZËRI