Aktualitet

SPAK tek "Bujqësori", pedagogu: Hetim i vonuar! Nuk ka as kondicioner, karrigia më gris rrobat. Ku janë lekët?

Ai u shpreh se në zyrë nuk ka as kondicioner dhe se prej 25 vitesh ka një karrige që i gris rrobat.

F.I
SPAK tek "Bujqësori", pedagogu: Hetim i vonuar! Nuk ka as
Lush Susaj

TIRANË-Pedagogu Lush Susaj ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit për abuzim me tendera. Susaj, i cili është pedagog në Universitetin e Bujqësorit prej 25 vitesh, foli për gjendjen duke u shprehur se laboratorët, baza prodhuese dhe pajisjet janë bosh. Ai u shpreh se në zyrë nuk ka as kondicioner dhe se prej 25 vitesh ka një karrige që i gris rrobat.

"24 masa janë shumë, ndoshta është veprimi vonuar. jam kryetar i sindikatës së pavarur të punonjësve të Universitetit dhe më prek shumë goditja e reputacionit të Universitetit. I bëj thirrje çdo studentë që të mbajë kokën lart sepse ata që kanë cenuar këtë Universitet nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë universitet. Gjendja në sistemin universitar kurrë nuk ka qenë më e ligë, më e dobët, më e ndyrë më e poshtër, i dedikohet komplet korrupsionit, nepotizmit politik mbi shkollat e universiteteve. Jam prej 25 vitesh pedagog. Nuk e di për çfarë tenderësh bëhet fjalë, por laboratorët janë bosh, baza prodhuese është bosh, pajisjet janë bosh, nuk kemi as kondicioner në zyrë, një karrige që kam tash e 25 vite, është e grisur më gris rrobat. Një printer nuk kam për të printuar letra, letra nuk kemi, gjithçka e ka investuar shtetit, por në universitete ka marrë fund gjithçka. Studentët në praktika nuk dalin, ku janë lekët? SPAK ka vepruar dhe inkurajon drejtësinë, qoftë i nderuar kushdo që ndërhyn, por lus Zotin që secili të gjykohet në të drejtën e ligjit”, tha pedagogu Lush Susaj për EuroNews.

SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Raportohet se janë lëshuar 5 masa arrest me burg, 10 arrest në shtëpi, 9 detyrim paraqitjeje. Dyshohet për abuzim me tenderat./ZËRI

Poll

MOS HUMB