Aktualitet

PLAS në gjyq! Enver Diva-Dumanit: Pse s’tregon për çantën me lekë që të dhanë 2 deputetët për vrasjen e Talo Çelës?

Enver Diva pretendon se Nuredin Dumani ka marrë para nga dy politikanë për të ekzekutuar Talo Çelën. Madje dhe i ka kërkuar llogari Dumanit se përse nuk i tregon këto detaje.

k.m.
PLAS në gjyq! Enver Diva-Dumanit: Pse s’tregon për
Nuredin Dumani dhe Talo Çela

TIRANË- Enver Diva, një nga të arrestuarit për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ka bërë një deklaratë "bombë" në sallën e gjyqit për dosjen "Plumbi i artë". Në fjalën e tij, Diva duke u përballur me të penduarin e drejtësisë, Enver Diva pretendon se Nuredin Dumani ka marrë para nga dy politikanë për të ekzekutuar Talo Çelën. Madje dhe i ka kërkuar llogari Dumanit se përse nuk i tregon këto detaje. Por Dumani pretendon të kundërtën duke theksuar se deklarimet e Divës janë të pavërteta.

Enver Diva: Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto...?!

Nuredin Dumani: Nuk është e vërtetë kjo! Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lekë, sepse u përfshiva për hakmarrje, pasi u vra Klevis Kapllani, lekët për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë, me një makinë, pagoi Erjon Alibej.

Edhe pse e ka përmendur për herë të parë si fakt që dy politikanë e donin vrasjen e Talo Çelës, dëshmia e Divës mbeti me aq, pasi në asnjë moment nuk i përmendi emrat e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB