Aktualitet

I dënuar për fshehje pasurie, ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkesë për rekurs

Dedja vazhdimisht i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

I.F
I dënuar për fshehje pasurie, ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese
Bashkim Dedja

TIRANË- Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për pafajësinë e tij pas vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm, i cili u shpall fajtor për deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehjes së saj. Më 13 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë dhe ai u dënua me 6 muaj burg, por më pas iu konvertua me 1 vit shërbim prove. Dedja vazhdimisht i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai u dënua më 26 qershor 2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por Kolegjit të Posaçëm i Apelimit e rrëzoi këtë vendim pasi ai kishte një apartament në Golem, por pretendonte se ishte i vëllait. Ishte kontrata e OSHEE ajo që e nxorri zbuluar. SPAK nisi hetimet ndaj tij në maj të vitit 2020, pasi ai dyshohej se kishte pasuri të paluajtshme që nuk justifikohej nga burimet e ligjshme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB