
TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit ka shtirë kontrollet në disa prej institucioneve të rëndësishme në vend. Pas sekuestrimit të disa prej telefonave të drejtuesve në disa ministri, këtë herë hetuesit e BKH-së kanë zbarkuar në Universitetin Bujqësor, ku sipas Albeu.com kanë marrë celularët e tre dekanëve dhe shefit të Financës.
Ndërkohë, Rektorit të UBT, Fatbardh Sallakut, ia kanë marrë telefonin duke u futur në aeroportin e Rinasit.
(SPAK) ka nisur më herët hetimet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Zëri.ai u interesua pranë organit të akuzës dhe u informua se janë sekuestruar dy celularë. Bëhet fjalë për aparatin celular të dy zyrtarëve të punësuar pranë Agjencisë që drejtohet nga Arta Dollani dhe është në varësi të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Ministrinë e Infrastrukturës, ku Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur një tjetër hetim pas sekuestrove të celularëve të zyrtarëve. Të njëjta burime, rrëfyen për Zëri.ai se bëhet fjalë për çështje korrupsioni mes zinxhirit të punonjësve./Zëri.ai