Aktualitet

Vrasja e Klodiana Vefës, gjendet i vdekur dhe bashkëshorti i saj

Pas vrasjes së Klodianës, Alfred Vefa i ka dhënë fund dhe jetës së tij, ndërkohë që tragjedia për dy fëmijët e mitur të çiftit është e pafundme

E.K
Vrasja e Klodiana Vefës, gjendet i vdekur dhe bashkëshorti i saj
Alfred dhe Klodiana Vefa, të dy të vdekur

ITALI- Është gjetur i vdekur bashkëshorti i Klodiana Vefës, 37-vjeçares së vrarë mbrëmjen e së enjtes së kaluar në Castelfiorentino, në provincën e Firences në Itali. Burri, Alfred Vefa, i dyshuar për vrasjen, të cilin policia e kërkonte prej dy ditësh, u gjet në një zonë të izoluar të komunës së San Casciano në Val di Pesa: sipas hetuesve ai kreu vetëvrasje, duke qëlluar veten me të njëjtën atmë që kishte vrarë dhe Klodianën.

Rreth orës 4 të mëngjesit, në një  zonë të izoluar të komunës së San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka raportuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. 

Policia ka ndërhyrë dhe ka konstatuar se ishte makina e Alfred Vefës. Policia organizoi dhe nisi një bastisje të shpejtë në zonat rurale përreth, më në fund arriti të gjente në orën 6 të mëngjesit trupin  e pajetë të Alfred Vefës.

Mediat italiane publikuan dje përgjatë gjithë ditës defraje mbi vrasjen e 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa, e cila u vra me plumb në kokë. Çifti kishte dy fëmijë 15 dhe 17 vjeç.

Prej kohësh mes çiftit kishte pasur probleme që më pas kishin çuar në ndarje, por ligjërisht ata ishin ende të martuar, dhe sipas mikeshave të Klodianës ajo në shumë raste kishte qenë viktimë e dhunës. Burri, që tashmë ka vrarë dhe veten përshkruhej si mjaft abuziv dhe i dhunshëm, ndërkohë që fryma konfliktuale që çifti ka pasur është reflektuar dhe nga Klodiana në disa postime që ka bërë në rrjetet sociale, ku duhet thënë se ka qenë shumë aktive, duke ndarë foto dhe me fëmijët e saj adoleshentë.

Në Itali prej 17 vitesh, 35-vjeçarja punonte si kamariere në një restorant të zonës. Mbrëmjen e të enjtes, Alfredi mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e gruas dhe mes palëve kishte shpërthyer një zënkë. Më pas Klodiana kishte dalë nga shtëpia. Pikërisht në trotuar, pak metra më tutje u vra me 3 plumba pistolete, një prej të cilëve i mori jetën.

Ata që e gjetën trupin e pajetë të Klodianës në mes të rrugës ishin pikërisht fëmijët, që dolën bashkë me familjarë të tjerë të viktimës, pasi dëgjuan të shtënat. Përveç gëzhojave, në vendngjarje nuk është gjetur as arma e krimit, që besohet se vrasësi e mori me vete teksa u largua me makinë. Armë që e përdori dhe në vetëvrasjen e tij. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB