Aktualitet

Sulmi terrorist/ Ambasadori gjerman në Kosovë: KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në Veri

Rohde është shprehur se Gjermania nuk mendon që KFOR-i të marr nën kontroll veriun e Kosovës.

E.K
Sulmi terrorist/ Ambasadori gjerman në Kosovë: KFOR-i nuk duhet
Joern Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, referuar sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator ka deklaruar se qëndrimi i Berlinit zyrtar sa i përket sovranitetit të shtetit Kosovës nuk ka ndryshuar.

Rohde është shprehur se Gjermania nuk mendon që KFOR-i të marr nën kontroll veriun e Kosovës.

“Mendoj se të gjitha deklaratat tona e kanë bërë të qartë këtë javë se Kosova është një vend sovran. Policia e Kosovës është institucion për zbatimin e ligjit në Kosovë e mbështetur nga KFOR-i dhe EULEX-i”, ka thënë ambasadori Rohde, në intervistë për emisionin KallxoPërnime.

Rohde ka shtuar se nëse kërkohet nga Policia e Kosovës që të veprojë KFOR-i apo EULEX-i, ata do të veprojnë sipas rregullave.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe. Pritet që të dorëzohet dhe të merret nën hetim, ndërkohë vila e tij në Kosovë është kontrolluar për prova./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB