
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Zëri.ai u interesua pranë organit të akuzës dhe u informua se janë sekuestruar dy celularë.
Bëhet fjalë për aparatin celular të dy zyrtarëve të punësuarpranë Agjencisë që drejtohet nga Arta Dollani dhe është në varësi të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Ministrinë e Infrastrukturës, ku Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur një tjetër hetim pas sekuestrove të celularëve të zyrtarëve. Të njëjta burime, rrëfyen për Zëri.ai se bëhet fjalë për çështje korrupsioni mes zinxhirit të punonjësve./Zëri.ai