Aktualitet

FOTOLAJM/ Skandal mjedisor në Gjirin e Lalzit! Bashkia e Durrësit derdh në det ujërat e zeza me mbetje fekale

Siç shihet edhe në fotot e siguruara, mes vilave, objekteve luksoze dhe vijës bregdetare, në det derdhen ujëra të zeza, të shoqëruara edhe me mbetje fekale.

Zeri
FOTOLAJM/ Skandal mjedisor në Gjirin e Lalzit! Bashkia e Durrësit
Pamje nga ndotja në Gjirin e Lalzit

DURRËS- Një tjetër skandal mjedisor është raportuar së fundmi në Durrës, pasi plazhi i Gjirit të Lalzit, në Hamallaj është ndotur, ndërsa dyshohet se ujërat e zeza janë derdhur mbi det.

Sipas informacioneve, Bashkia e Durrësit ka zgjedhur mënyrën më të thjeshtë për të menaxhuar ujërat e ndotura, duke krijuar një situatë alarmante në mes të sezonit turistik. Siç shihet edhe në fotot e siguruara, mes vilave, objekteve luksoze dhe vijës bregdetare, në det derdhen ujëra të zeza, të shoqëruara edhe me mbetje fekale.

FOTOLAJM/ Skandal mjedisor në Gjirin e Lalzit! Bashkia e Durrësit

FOTOLAJM/ Skandal mjedisor në Gjirin e Lalzit! Bashkia e Durrësit

Në një zonë ku qindra qytetarë zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre, derdhja e ujërave të ndotura përbën një problem serioz mjedisor dhe gjithashtu është rrezik potencial edhe për shëndetin e pushuesve.

Deri më tani, nga Bashkia e Durrësit nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje. ZËRI iu drejtua me një kërkesë për informacion këtij institucioni vendor, për të mësuar se cili është qëndrimi i Bashkisë dhe nëse do të merren masa për situatën e krijuar.

Kjo është panorama e së dielës nga plazhi i Gjirit të Lalzit në Durrës!/ZËRI

Poll

MOS HUMB