Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra aktive, nuk rrezikohen banesat

Në njoftim thuhet se asnjë vatër zjarri nuk rrezikon zonat e banuara, ndërsa vijon puna për shuarjen e disa vatrave aktive dhe monitorimi i zonave të prekura.

l.k
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra aktive, nuk rrezikohen
Foto nga zjarret në vend

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se situata me zjarret gjatë 24 orëve të fundit paraqitet nën kontroll. Në njoftim thuhet se asnjë vatër zjarri nuk rrezikon zonat e banuara, ndërsa vijon puna për shuarjen e disa vatrave aktive dhe monitorimi i zonave të prekura.

Vatrat që vijojnë të jenë aktive janë: Cikallesh në Kavajë, Priskë të Madhe, në Dajt pranë fabrikës së ujit Selita, në Abaze të Krujës dhe në Riban të Mallakastrës.

Në Abaze të Krujës, ku kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me tym, po ndërhyhet me dy helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 12 efektivë të MZSH-së Krujë.

NJOFTIMI:

Ministria e Mbrojtjes informon se, bazuar në raportimet e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, situata e zjarreve në vend paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nën kontroll, ndërsa vijon puna në disa vatra aktive dhe monitorimi i zonave të prekura. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

QARKU TIRANË: Në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, vijon monitorimi i vatrës së zjarrit.

Në Cikallesh, Kavajë, zjarri i riaktivizuar një ditë më parë vijon të jetë aktiv, por situata nuk paraqitet problematike dhe po menaxhohet nga strukturat zjarrfikëse, pas mbështetjes edhe me mjet ajror të FA-së.

Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të vatrave të vogla.

QARKU FIER: Në zonën Riban–Ngraçan–Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll.

Edhe zjarri që ka avancuar nga Hekali drejt zonës Koilac–Greshicë është nën kontroll.

QARKU DURRËS: Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe zjarri është nën kontroll. Kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me tym, ndërsa vijon ndërhyrja dhe monitorimi me dy helikopterë, 30 efektivë të FA-së me dy mjete zjarrfikëse, si dhe 12 efektivë dhe tre mjete të MZSH-së Krujë.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në terren deri në eliminimin e plotë të çdo vatre./ZËRI

 

 

 

 

 

Poll

MOS HUMB