SHKODËR-Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, lidhur me dyshimin për tentativë vrasjeje dhe për kanosje me armë zjarri dhe dhunë fizike. Rasti i parë ka ndodhur më 11 tetor, ku Klaus Fermosi, 25 vjeç ka hyrë me armë zjarri në një kalçeto me qëllim vrasjen e shtetasit J. U., 27 vjeç.
Ndërkohë një ditë më parë më 12 tetor, dy persona të moshës Florid Gjelaj 40 vjeç dhe Fadjol Saraçi 37 vjeç, teksa ndodheshin në një lokal në Shkodër, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. Ç., 38 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Njoftimi i policisë:
Zbardhen dy raste të tentativës për vrasje dhe kanosjes me armë zjarri.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“ shtetasin K. F., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, ka hyrë në një fushë sporti (kalçeto), në Shkodër, dhe i ka drejtuar armën shtetasit J. U., 27 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.
Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim shtetasit F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 12.10.2026, në një lokal në Shkodër, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. Ç., 38 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.